Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se ka ndotje të ajrit në Prishtinë.
IKSHPK u ka bërë thirrje personave të ndjeshëm të kenë kujdes, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, ky Institut ka dalur me disa rekomandime për qytetarët si reduktimi i daljeve, përdorimin e transportit publik.
“Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat. Të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat. Të reduktohet përdorimi në shtëpi i lëndëve të ngurta të djegies dhe gatimit, që të zvogëlohen emetimet”, thuhet në rekomandimin e IKSHPK-së.
“Të mos digjet vaj i përdorur, goma plastike, mbeturina, thëngjill, drunjë të lagësht për ngrohje. Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave kur ndotja është e lartë. Personat që duhet të dalin në aktivitetet e tyre, të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall. Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht”, rekomandon instituti.
“Të ndalohet pirja e duhanit brenda hapësirave të mbyllura.Të bëhet izolimi termik (për aq sa është e mundur) i shtëpive në zonat urbane”, thuhet ndër të tjera në rekomandimin e IKSHPK-së./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...