Kombëtarja e Kosovës U18 në hendboll ka përfunduar kualifikimet për Kampionat Evropian.
Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e fundit e luajti të dielën në Shkup, që u mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat 33:24, përcjell Arbresh.info.
Dardanët e rinj nisën mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi deri në minutën e 14-të.
Por pasoi një periudhë jo e mirë për Kombëtaren tonë dhe vendasit në pushim shkuan me epërsi 15:11.
Në pjesën e dytë më shumë shfaqi Maqedonia e Veriut që në fund fitoi me rezultat 33:24.
Kombëtarja e Kosovës do të luaj në Evropianin e Divizionit B, bashkë me Sllovakinë.
Teksa në Evropian u kualifikuan Zvicra dhe Maqedonia e Veriut./Arbresh.info/
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...
Zhduket një 28-vjeçar në Durrës, prej 10 ditësh asnjë kontak...
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...