
Photo LaPresse - Spada September 21 , 2020 Milan Italy Soccer A.C. Milan- Season 2020-2021 - Serie A Milan vs Bologna In the pic: Theo Hernandez PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xSpada/LaPressex
Milani arriti të shënoj fitore ndaj Empolit me rezultat 3-0, në udhëtim në kuadër të Serie A.
Në një prononcim pas ndeshjes Theo Hernandez diskutoi për rolin e tij të ri në qëendër të mbrojtjes, shkruan Arbresh.info.
“Kemi kaluar një periudhë të komplikuar, por jemi të lumtur që fituam. Kurrë nuk kemi dëgjuar atë që flitet rreth nesh. Jemi hasur me shumë dëmtime. Trajneri më pyeti nëse isha i gatshëm të luaja si qendërmbrojtës. Unë i thashë po menjëherë”, tha fillimisht ai.
Tutje ai u shpreh se është i lumtur pas kësaj fitore dhe se tani po mendojnë vetëm për ndeshjen e ditës së mërkurë.
“Jam i lumtur, tani thjesht duhet të vazhdojmë kështu. Sot zhvilluam një ndeshje të madhe, tani të mendojmë për të mërkurën”, u shpreh Theo.
Në fund ai foli edhe për trajnerin Pioli, i cili u përfolë për t’u shkarkuar nga posti i trajnerit të Milanit pas disa rezultateve të dobëta.
“Ne kemi qenë gjithmonë me Piolin. Ne nuk dëgjojmë se çfarë thonë njerëzit. Jemi me trajnerin deri në fund”, përfundoi 26-vjeçari, Theo Hernandez.
Kujtojmë që Milani ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Atalantës në kuadër të Kupës së Italisë në San Siro, ditën e mërkurë./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...