Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se tashmë zyrtarisht janë hapur korridoret ajrore me Shqipërinë.
Aliu ka shrkuar se ky ishte synim i kamotshëm që shënon një arritje tejet të rëndësishme në fushën diplomatike në mes dy shteteve.
“Fluturimet në drejtim të perëndimit dhe ato reciproke janë shkurtuar dukshëm, e përveç se po udhëtojmë lirshëm pa viza në zonën shengen, tani qytetarët tanë po përfitojnë substancialisht edhe nga optimizimi i kohës në udhëtime”, shkroi Aliu.
Korridori ajror me Shqipërinë pritet që të shkurtoj kohën e fluturimeve deri në 20 minuta.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...