Kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron, për vizitën e tij në këtë fillimviti në Kosovë.
Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Basha tha se Cameron dha mesazhe të qarta në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe vlerave euroatlantike për Kosovën dhe gjithë rajonin.
Ai tha gjithashtu se shqiptarët janë të privilegjuar të qëndrojnë pranë një miku dhe aleati si Mbretëria e Bashkuar.
Reagimi i Bashës:
Faleminderit @David_Cameron për vizitën kuptimplote të fillimit të vitit në Republikën e Kosovës dhe mesazhet e qarta në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe vlerave euroatlantike për Kosovën dhe gjithë rajonin. Mirënjohës për rolin jetik që luan MB së bashku me NATO-n në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe investimin në një të ardhme më të mirë për të gjithë popujt tanë.
Shqiptarët janë të privilegjuar të qëndrojnë pranë një miku dhe aleati si Mbretëria e Bashkuar!
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...