Liberalizimi i vizave ka hyrë në fuqi për banorët e Kosovës, por kjo sipas BE-së nuk vlen për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Departamenti i Koordinimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
Nga Brukseli është konfirmuar për kosovonline se Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së duhet të pajtohen për një vendim të tillë dhe se procedura është në vazhdim e sipër, transmeton Arbresh.info
”Kur merr “dritën jeshile”, propozimi i dërgohet Grupit të Punës për Vizat, pas së cilës kërkohet konfirmimi edhe në Parlamentin Europian dhe hapi i fundit i procesit është miratimi në takim ministror”, thuhet mes tjerash.
Komisioni Evropian më parë ka paraqitur një propozim për heqjen e vizave për qytetarët që kanë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, por çështja mbetet ende në proces.
Pas propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe që jetojnë në Kosovë, Prishtina zyrtare i kërkoi BE-së që ta rishqyrtojë atë propozim.
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar