Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot ka thënë se se kontakti me qytetarët kosovarë është një pjesë e rëndësishme e punës së tij.
Guerot mes tjerash, në një intervistë për Klankosova.tv. theksoi se secilit vizitor që vjen nga Franca u propozon që të vizitojnë vende në Kosovë jashtë programit të tyre zyrtar.
“Secilit vizitor që vjen nga Franca, së fundmi Laurent Fabius, kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-kryeministër apo i dërguari ynë special, Rene Troccaz, u rekomandoj të takohen me personalitete ose të vizitojnë vende jashtë programit të tyre zyrtar, në mënyrë që ata, me kalimin e kohës, të bëjnë vështrimet e tyre mbi realitetin e Kosovës në raport me perceptimet e tyre. Shumë janë të befasuar me atë që shohin për modernizimin e vendit, dhe hapjen e shoqërisë, veçanërisht ata që vizituan Kosovën 15 apo 20 vjet më parë”, ka thënë Guerot në një intervistë për Klankosova.tv.
“Kontakti i përditshëm me qytetarët e Kosovës është një pjesë e dobishme dhe shumë e rëndësishme e punës sime. Çdo takim është një mundësi për bashkëpunim dhe njohje më të mirë të vendit. Kjo është arsyeja pse unë përpiqem të vizitoj të gjithë vendin, të takoj përfaqësues të të gjitha komuniteteve, anëtarë të komunitetit të biznesit, artistë etj”, deklaroi Guerot.
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...