Valon Behrami duket se nuk do të qëndrojë shumë në Ligën Premier tek skuadra e tij Watford.
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra e Udineses.
Në fakt familja Pozzo është pronare e Udineses dhe Watofrdit dhe kjo ka bërë që për lojtarin ekipi italian të shprehë interesim.
Besohet se Behrami do të huazohet tek skuadra e njohur italiane deri në fund të stinorit për t’i ndihmuar rreth qëndrimit në elitë.
Përvoja e madhe e Behramit në Serie A, ka bërë që trajneri i bardh e zinjve ta kërkojë atë.
Largimi i tij nga Watford pritet të ndodhë brenda 10 ditëve të para të muajit janar.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar