Është ndarë nga jeta Enver Sulejmani, një nga figurat më të shquara shqiptare përsa i përket futbollit në Maqedoninë e Veriut. Karrierën e tij si futbollist e kaloi tek Shkëndije e Tetovës dhe Renova.
Pasi mbylli aventurën e tij në futbollin aktiv, Sulejmani u emërua Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Teksa së fundmi ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm tek ekipi i Voska Sport, një skuadër shqiptare e qytetit të Ohrit. Të gjithë e njihnin Sulejmanin si një nga personat që i dedikoi jetën futbollit, teksa ishte shumë i lidhur shumë ngushtë me Kosovës dhe Shqipërinë dhe me Federatat e Futbollit përkatëse.
Pikërisht për këtë humbje, ka reaguar Armand Duka. Presidenti i FSHF-së shpreh dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Sulejmanit, ku në faqen e tij zyrtare shkruan:
“I hidhëruar pa masë nga lajmi i ndarjes së papritur nga jeta të Enver Sulejmanit. Një mik i mirë, një personalitet i rëndësishëm i futbollit në Maqedoninë e Veriut, i cili ka dhënë një kontribut të madh veçanërisht në postin e Zv.Sekretarit të Përgjithshëm në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Enveri ishte një patriot i spikatur, që e donte shumë Shqipërinë e Kosovën dhe i gëzohej çdo suksesi në trojet shqiptare. Ai ia dedikoi gjithë jetën futbollit. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Sulejmani, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar!”/newsport.al
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...