GJKKO pranoi sot kërkesën e SPAK për masën e arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ish-kryeministri do të ruhet me mbikëqyrje policore në banesën e tij, dhe nuk lejohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të.
Mbrojtja e tij thuhet në kërkesën e SPAK, do të bëhet me punonjës policie të shtetit.
“Me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”- thuhej në kërkesën e SPAK./tch
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...