​Kaos në Prishtinë, veturat godasin njëra tjetrën duke rrëshqitur në borë (Foto- Video)

20:00 | 3 Janar 2016
M. A.

Bora e parë e këtij dimri dhe e vitit 2016 i gjeti jo fort të përgatitura autoritetet kompetente të kryeqendrës dhe qyteteve tjera të Kosovës.

Rrugët e ngrira po u shkaktojnë kokëçarje të mëdha vozitësve, të cilët s’po arrijnë dot t’i kontrollojnë automjetet dhe kanë nisur të përplasen.

Dhjetëra vetura janë përplasur sot njëra me tjetrën si pasojë e akullit që është krijuar në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Nga parku i qytetit, rruga që nxjerr tek varri i Rugovës në Velani është bërë e pakalueshme për shkak të pjerrtësisë që ka.

Për të asistuar në bllokimin e këtij kaosi erdhën dhe policia e Kosovës, por të njëjtit u përfshinë në aksidentet zinxhirore që ndodheshin çdo 30 sekonda./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale