Shakira është nderuar me një statujë në vendin e saj në Kolumbi.
Të martën, fituesja e Grammy-t, 46 vjeç, ndau një postim në Instagram duke njoftuar se një përshkrim i statujës prej bronzi ishte krijuar dhe vendosur në qytetin e saj të lindjes, Barranquilla, Kolumbi.
Artisti Yino Márques krijoi statujën duke u frymëzuar nga lëvizjet e saj më të njohura të kërcimit nga videoklipi i vitit 2005 për këngën mjaft të njohur “Hips Don’t Lie”.
Shakira nuk mund të ishte vetë prezente ndërsa nuk ka nguruar dhe ka postuar foto të prindërve të saj, duke pozuar e buzëqeshur para statujës së këngëtares.
“Më bën të lumtur ta ndaj këtë me prindërit e mi dhe veçanërisht me nënën time në ditëlindjen e saj”, ka shoqëruar me këtë mbishkrim fotot e ndara me ndjekësit në rrjetet sociale.

Arrestohet Anton Allakaj, i kërkuar për vrasje në Kosovë- pr...
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...
Banka Europiane e Investimeve financim 20 mln euro për bizne...