Erzen Vraniqi zëdhënësi i Komunë së Prishtinës ka thënë se Komuna është në gjendje gatishmërie për të pastruar rrugët në kryeqytet.
“Ne kemi hedhur krip në rrugë, por meqë temperaturat janë të ulëta dhe nuk po ka efekt, ne kemi filluar të hedhim edhe rërë në rrugë, për mos tu krijuar ngrica”, i ka thënë Vraniqi.
Ndërsa për ta parë gjendjen në terren ka dalë edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu.
Sejdiu gjatë ditës ka publikuar edhe disa fotografi nga rrugët e kryeqytetit ku shihen të pastruara nga bora, por gjendja në mbrëmje ka ndryshuar pasi edhe të reshurat e borës janë shtuar.
Majde Sejdiu ka publikuar edhe numrin e Qendrës së Thirrjeve në Prishtinë (080012233) ku qytetarët mund të njoftojnë për ankesat e tyre.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar