Gjatë ditës së sotme, Drita ka njoftuar se djali i presidentit të klubit gjilanas, Valon Murseli, Noah Murseli ka ndërruar jetë.
Pas marrjes së lajmit të hidhur nuk ka munguar një telegram ngushëllimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Para disa minutave FFK, ka shprehur ngushëllime për humbjen e të birit Valon Murselit.
“Në këto momente të vështira për Ju, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgoj ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta”, shkruhet ndër të tjera në postimin e FFK-së./Arbresh.info/
POSTIMI I PLOTË PA NDËRHYRJE:
E nderuar Familje Murseli!
I nderuar president i FC Drita, Valon Murseli!
Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të më të dashurit tuaj, djalit Noah Murseli.
Në raste të tilla nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen për humbjen e një engjëlli sikur Noah.
Në këto momente të vështira për Ju, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgoj ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.
Lutemi që Zoti t’u japë forcë ta kaloni këtë dhembje të madhe.
Noah do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një engjëll i vogël.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Noah!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...