Baseli ka njoftuar transferimin e Benjamin Kolollit.
Skuadra zvicerane transferoi lojtarin kosovar me parametra zero.
Mbrojtësi nuk dëshiroi të vazhdonte më në Japoni me Shimizu S-Pulse, andaj edhe vendosi të rikthehej në Evropë.
“Nga Japonia në Basel: Benjamin Kololli kalon nga Shimizu S-Pulse te Rheinknie me një transfertë të lirë”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.
“Ai nënshkruan një kontratë me FCB deri në verën e vitit 2025 me opsion për një sezon tjetër”.
“FCB ju mirëpret në Bazel dhe ju uron një ardhje të sigurt, Benjamin”, thuhet më tej në komunikatën e klubit zviceran. /Telegrafi/
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...