Një mashkull është sulmuar me armë zjarri në Prishtinë nga një i panjohur, derisa ka qenë duke drejtuar veturën, ku si pasojë, i njëjti ka pasur lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një predhë e kalibrit 7.6 mm dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
“Prishtinë 25.12.2023-18:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke drejtuar veturën, është sulmuar me armë zjarri nga një i dyshuar i panjohur. Si pasoj, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një predhë e kalibrit 7.6 mm dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit