Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, po kalon një formë fantastike këtë sezon në Ligue 1.
Ai po bën paraqitje shumë të mira me ekipin e tij Lille.
Zhegrova mori lëvdata sidomos për atë ndaj Paris Saint Germain, duke bërë driblime të jashtëzakonshme e duke i kaluar kundërshtarët me shumë lehtësi.
24-vjeçar aktualisht po i prin listës së dribluesve të ligës franceze.
Edon Zhegrova e ka publikuar listën në Instagram.
Ai deri më tani i ka bërë 46 driblime.
Futbollisti i Kosovës, ndiqen nga Romain Del Castillo, që i ka po ashtu 45, ndërsa i treti është Romain Faivre me 44.
Ish-futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele i ka 41 driblime, ndërsa shoku i tij i skuadrës tek PSG-ja, ylli Kylian Mbappe i ka 39 driblime deri tash.
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...