Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar pas operacionit mbi lokalizimin, ndalimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas Ballës, falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të vendeve partnere u finalizuan me sukses 3 operacione në Francë, Gjeorgji dhe Gjermani, për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Ndërkaq, gjatë mbrëmjes së djeshme, në Aeroportin “Nënë Tereza” Policia Kufitare ka ndaluar një shtetas të kërkuar për llogari të drejtësisë polake.
“Sundimi i Ligjit” është operacioni më i madh i Policisë së Shtetit, me shtrirje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel ndërkombëtar në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere, për lokalizimin, ndalimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të vendeve partnere u finalizuan me sukses 3 operacione në Francë, Gjeorgji dhe Gjermani, për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme, në Aeroportin “Nënë Tereza” Policia Kufitare ka ndaluar një shtetas të kërkuar për llogari të drejtësisë polake”, ka shkruar Balla.
Ai përgëzon edhe Interpol Tiranën dhe Fast Albania, Njësinë Antiskifter dhe strukturave të tjera të Policisë së Shtetit të cilët e kanë kuptuar më së miri se duhet t’i japim fund arratisë dhe pandëshkueshmërisë së “të fortëve”, persona me rrezikshmëri të cilët duhet të vendosen para drejtësisë./rtsh
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër