Një person është arrestuar në rrugën “Wilian Woker” në Prizren, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar një zyrtarë policor në krye të detyrës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.
I dyshuari, pasi është këndellur është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.
“Rr. Wiliam Woker, Prizren 23.12.2023-01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pasi është këndellur është intrevistuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Abdixhiku pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë: Një ndeshj...
Shqipëria e pafat! Polonia i përmbys kuqezinjtë dhe i elimin...
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...