Në kuadër të planifikimeve për ngritjen dhe avancimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së, Komanda e Forcave Tokësore(KFT) ka realizuar trajnimin ,,Simboli I Ujkut 2023”.
Në ceremoninë e organizuar në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, shefi i shtabit të KFT-së kolonel Valdet Berisha theksoi se ” ky trajnim e rritë nivelin e aftësive profesionale taktike dhe të udhëheqjes së pjesëtarëve për të manovruar e vepruar nën stres dhe situata të ndërlikuara në fushë-betejë.
Ai theksoi se nga raportimet e instruktorëve, kursantët kanë dëshmuar përkushtim dhe angazhim serioz, disiplina dhe gatishmëria e pjesëtarëve në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve me saktësi dhe në nivel të lartë profesional është ajo që atë dhe stafin e Shtabit të KFT-së e bënë më së shumti krenarë”.
Trajnimi ,,Simboli i Ujkut 2023 ”ishte gjenerata e nëntë me radhë e planifikuar dhe realizuar nga KFT, ku pjesëtarët u sfiduan në shumë disiplina, ku treguan përformancë dhe lidership gjatë periudhës se trajnimit, trajnimi u realizua në terren malor dhe urban, dhe nën kushte të vështira të motit./Arbresh.info
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...