Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se nuk ka shtetat të Republikës së Kosovës në mesin e viktimave dhe as të lënduarve nga sulmi i armatosur në Pragë.
Ministria e Jashtme ka thënë se është e tronditur nga sulmi dhe u ka shprehur ngushëllimë familjeve të viktimave teksa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve, shkruan Arbresh.info.
“MPJD, gjithashtu informon opinionin se Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë që në momentin e marrjes së njoftimit ka kontaktuar me profesorë dhe studentë të seksionit të gjuhës shqipe në këtë Fakultet, të cilët ndodheshin në të njejtën ndërtesë ku ndodhi sulmi.”, thuhet në njoftimin e ministrisë në Facebook.
MPJD, nëpërmjet Ambasadës në Pragë ka vendosur njoftimin për shtetasit tanë, përmes të cilit u është bërë thirrje që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale si dhe ka vënë në dispozicion linjën emergjente telefonike +420 257 217 775, që do jetë në dispozicion 24h për çdo kërkesë për ndihmë konsullore.
Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës.
Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar.
Trupi i pajetë i tij është gjetur në ambientet e universitetit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Mbi 15 persona të vrarë si pasojë e sulmit në një universitet në Pragë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit