Një foshnje e posalindur ka ndërruar jetë në fshatin Studenqan të Suharekës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, rasti është raportuar nga nëna e saj.
“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 17:20 është raportuara se në fshatin Studenqan të Suharekës një foshnja e posa lindur ka ndërruar jetë. Vdekja e foshnjës është raportuar nga nëna e saj.”, tha Bytyqi.
Bytyqi bën të ditur se është hapur rast “Hetim i vdekjes, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në IML.
“Policia ka dal në vendngjarje, pasi që janë mbledh dëshmit nga dëshmitarët, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim I vdekjes. Trupi i pa jetë dërgohet në ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.”, tha ai./Arbresh.info/
Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëven...
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...
Hoxha takon Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron përpjekje...
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashk...
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës