Barcelona ka arritur të shënoj fitore ndaj Almerias në kuadër të xhiros së 18-të, në La Liga, me rezultat 3-2.
Në një ndeshje me shumë gola Barca vendimtar ishte goli i Sergi Robertos, shkruan Arbresh.info.
Raphinha arriti të shënoj golin e parë për Barcelonën në minutën e 33-të, teksa kjo epërsi zgjati vetëm tetë minuta pasi Leo Baptistao barazoi për Almerian.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola, teksa Roberto riktheu epërsinë e Barcës në minutën e 60-të.
Almeria gjeti forcën edhe njëherë dhe barazoi rezultatin në minutën e 71-të me anë të Gonzalesit.
Por në skenë doli edhe një herë Sergi Roberto heroi i Barcelonës në natën e sotme që arriti të shënoj gol dhe t’i dhuroj fitoren Barcelonës në minutën e 83-të.
Barcelona u riktheu te fitorja pas tri ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat dhe me këto tri pikë të fituara arrin kuotën e 38-të pikëve.
Kurse tabelës i prinë Girona me 44 pikë.
Katalunasit ndeshjen e ardhshme e luajnë ndaj Las Palmas me 4 janar të vitit të ardhshëm./Arbresh.info/
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...