Ukraina planifikon të prodhojë një milion dronë FPV që nevojiten gjerësisht në vijat e frontit dhe më shumë se 11,000 dronë sulmues me rreze të mesme dhe të gjatë, tha sot Ministri i Industrive Strategjike të Ukrainës.
Ukraina ka përdorur shumë drone FPV, dronë të vegjël të destinuar për përdorim personal, por të modifikuar për fushën e betejës që në ditët e para të pushtimit rus në 2022, si një version i lirë, por efektiv për zbulim dhe goditje.
Taktika u miratua më pas nga ushtria ruse, e cila besohet se tani ka shumë më tepër dronë të ngjashëm në dispozicion.
“Të gjitha objektet janë gati dhe prodhimi do të fillojë në vitin 2024”, tha ministri Oleksandr Kamustin në një postim në mediat sociale Telegram./abcnews.al
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri