“Pini ujë!”, është një nga frazat që dëgjojmë më së shumti nga mjekët, dermatologët dhe nutricionistët. Diskutime e studime të tëra mbështesin përfitimet e tij si ruajtja e temperaturës së trupit, mbrojtjes së organeve, nxjerrjen e lëndëve të panevojshme etj. Në varësi të dietës, këshillohet të paktën 2 litra ujë në ditë por ndodh që pavarësisht konsumimit të sasisë, sërish ndihemi të dehidratuar.
Për këtë ka shkaqe të ndryshme, por kryesorja ëshë çekuilibri i elektrolitëve. Uji nuk është i vetmi element që duhet për hidratim. Ne kemi nevojë për elektrolitë si kripa, magnezi dhe kaliumi dhe pirja e një sasie të madhe uji mund t’i tretë elektrolitet.
Trupi ynë përpiqet që të ruajë ekuilibrin e lëngjeve. Një prej formave që përdor janë elektrolitët që ndihmojnë qelizat. Sipas disa të dhënave të publikuara në Study Finds, pjesa më e madhe e amerikanëve marrin mjaftueshëm kripë çdo ditë, madje e tejkalojnë maksimumin e 2300 miligramëve por njëkohësisht nuk plotësojnë nevojat ditore për 4700 miligramë kalium dhe 400 magnez.
Bananet, uji i kokosit, patatet, fasulet dhe thjerrëzat janë burime kryesore të kaliumit. Burimet ushqimore të magnezit janë perimet e gjelbra, bishtajoret, arrat dhe farat. Konsumimi i sasisë së duhur të ujit dhe elektrolitëve jo vetëm do ndihmojë hidratimin, por do rregullojë edhe presionin e gjakut. Shumica e këtyre ushqimeve përmbajnë ujë ndaj mund të merrni më të mirën e të dyjave.
Marrja e sasisë së nevojshme të elektrolitëve është më e rëndësishme për njerëzit që djersijnë shumë sepse veç ujit, humbasin dhe këto elementë.
Konkluzioni i gjithë kësaj është se jo gjithmonë zgjidhja është konsumimi i sasive të mëdha të ujit. Provoni të konsumoni më shumë fruta dhe perime të pasura në elektrolitë si magnezi dhe kaliumi për të evituar ndjesinë e dehidratimit./tvklan.al
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...