Një person ka raportuar se i është djegur vetura e tij në fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Sipas policisë, ankuesi ka raportuar se ka pranuar një mesazh kërcënues dhe ankuesi dyshon se vetura i është djegur nga një person, shkruan Arbresh.info.
“Fsh. Hodonovc, Kamenicë, 18.12.2023 – 02:00/02:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij i është përfshirë në zjarr vetura e tij me targa vendore. Më 19.12.2023 ankuesi ka raportuar në polici se ka pranuar një mesazh kërcënues dhe ankuesi dyshon se vetura i është djegur nga personi i cili i ka dërguar mesazh.”, njofton policia.
Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C