Gjatë këtyre ditëve nëpër media ka qarkulluar lajmi se këngëtarja e mirënjohur Bleona Qereti i ka thënë “Po” ftesës për pjesëmarrje në Big Brother Vip Albania.
Madje fansat e saj e zgjodhën atë fituese akoma pa nisur formati.
Por gjithë këta zëra i ka hedhur poshtë vetë këngëtarja.
Ajo ka mohuar të gjitha lajmet.
“Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin nga sa më afër në ekranet shqiptare më duhet t’ju them që këto lajme nuk janë të vërteta. Do ju lutesha portaleve t’i hiqni nga qarkullimi”, ka shkruar Bleona teksa ka ndarë titujt e disa prej lajmeve./Arbresh.info/

Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...