Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, po vazhdon me paraqitje mbresëlënse në elitën e futbollit zviceran me fanellën e Grasshoppers.
33-vjeçari është bërë pjesë e formacionit të javës nga Sofa Score për xhiron e 18-të të kampionatit elitar zviceran, pas paraqitjes së tij fantastike në duelin ndaj Yverdon-Sport.
Abrashi, i cili gjithashtu mban shiritin e kapitenit, u paraqit në këtë ndeshje për 90 minuta duke qenë njëri nga lojtarët më të dalluar në fushë.
Për 90 minuta, Abrashi pati dy goditje në drejtim të portës, tetë duele të fituara në fushë, pesë ndërhyrje dhe një ndërprerje të aksionit, duke qenë lojtari më i vlerësuar tek ekipi i tij me notën 7.6.
Ai këtë sezon është paraqitur në 17 ndeshje duke startuar në të gjithat nga minuta e parë, teksa deri në këtë fazë të sezonit numëron dy asistime.
Abrashi ishte bërë pjesë e Grasshoppersit në korrik të vitit 2021 si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me ekipin gjerman Freiburg.
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës