I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i ka vlerësuar si produktive diskutimet me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë serb, Petar Petkoviq.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se gjatë takimit me Petkoviqin u diskutua mes të tjerasg edhe për draft-statutin e Asociacionit, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, të mërkurën me anë të një video-konference Lajçak dhe Bislimi ranë dakord për hapat e ardhshme në procesin e dialogut.
“Me Krishtlindjet afër, javët e fundit të vitit në Bruksel janë veçanërisht të ngarkuara. Të hënën mirëprita në Bruksel kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Diskutimet tona mbuluan një sërë temash, duke përfshirë draft-statutin e BE-së për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, hapat e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe obligime të tjera të mbetura në pritje.”, shkroi Lajçak.
“Të mërkurën, u angazhova në një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, duke diskutuar një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm në proces. Ndërsa diskutimet me të dy negociatorët ishin produktive, konsultimet e mëtejshme në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme.”, shtoi ai.
Gjatë kësaj jave ai mori pjesë edhe në Institutin Evropian të Paqes ku ndau njohuritë mbi përpjekjet e vazhdueshme për normalizim teksa ka diskutuar edhe raportin dhe rekomandimet e tyre të fundit.
“I mirëprita përpjekjet e tyre të detajuara kërkimore dhe pres me padurim angazhimet e ardhshme.”, përfundoi Lajçak./Arbresh.info/
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...
Nagavci përgjigjet pasi LDK e propozoi Osmanin për president...
Emrat për Bordin e AKP-së, Kadrijaj: Veç a ju shërbejnë juve...
Emërohen drejtorët e bordit të AKP-së, pa votat e opozitës