Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Prishtinë, Avni Arifi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se shteti është duke u tallur me popullin për çështjen e vizave.
Ai siç thotë ka bërë një rrumbullakim të qëndrimeve politike të kryeministri Mustafa, ministri të punëve të jashtme, Hashim Thaçit dhe ministrit të integrimeve, Bekim Çollaku.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Arifit:
“TALLJA “SHTETËRORE” ME POPULL PËR ÇËSHTJEN E VIZAVE
Më poshtë shih një rrumbullaksim të qëndrimeve politike të Isës, Hashës edhe Çollakut në muajin e fundit:
“Krejt kriteret për viza i kemi plotësuar.Nga 95 kritere 87 janë plotësuar e 8 nuk janë plotësuar. Këto 8 nuk është që sjanë plotësuar por janë plotësuar veç diqysh sjanë plotësuar sepse deri në fund të janarit plotësohen. BE e ka humbë shansin me hjekë Kosovën prej izolimit……Pas kërcënimit të Kryeministrit Mustafa se nuk del me shëtit më në BE dhe zv.kryeministrit të Kosovës që i paska kërcënuar krerët e BE po shihet qe BE nuk do të shpëton pa sanksione. Qytetarët e BE veç kanë filluar krijimin e rezervave ushqimore…dhe siç thanë prap: në 2016 lëvizim lirshëm…?”.
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...