Atentat me armë zjarri në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Një person është ekzekutuar rreth orës 20:25 të mbrëmjes së sotme ndërsa udhëtonte drejt Shkodrës.
Viktima është shtetasi Dritan Lorenci, ish-efektiv i policisë.
Ai u qëllua me armë zjarri në automjetin e tij nga një makinë tjetër në lëvizje në fshatin Mabe të Lezhës.
“Me datë 02.01.2016, rreth orës 20.25 në segmentin e rrugës autostradë Lezhë-Shkodër, vendi i quajtur “Mabe” nga persona të pa identifikuar është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Lançia ngjyrë blu me targa AA479KJ , ku si pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit me iniciale D.L, ish-punonjës policie”.
Atentatorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Forcat e policisë kanë ngritur postblloqe të shumta për të kapur autorët e vrasjes.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar