Ballkani është duke luajtur si mysafir i Dinamos së Zagrebit, në “Maksimir” kuadër të Uefa Conference League në ndeshjen më të rëndësishme këtë sezon.
Pas pjesës së parë rezultati është 0-0, shkruan Arbresh.info.
Ballkani ka mundur të pësoj gol shumë lehtë por Lumbardh Dellova, ka shpëtuar Ballkani pasi bllokoi një goditje të rrezikshme të kroatëve që po shkonte drejt portës së Koliçit.
Gjatë pjesës së parë në minutën e 32-të futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi pas lëndimit të pësuar ka dal nga loja kurse vendin e tij e zuri Marsel Ismajlgeci.
Një zëvendësim i detyrueshëm ishte edhe për kroatët kur në minutën e 43-të Sutalo lëshoi vend për Moharramin pas lëndimit./Arbresh.info/
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...