Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Deçan pasiqë e njëjta dyshohet se ka rrahur një burrë dhe një police.
Sipas njoftimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 22:30.
“Deçan /13.12.2023-22:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg, ja ...
Alarm shëndetësor në Kongo: Varianti i rrallë i Ebolës përha...
BE në Kosovë thirrje partive politike: Zgjedhje të lira, të ...
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregu...
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...