Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Bubullimë të Lushnjes.
Sipas mediumit klan news, 82-vjeçari Koli Koçi ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij 75-vjeçare në momentin që ka rënë zjarri, e cila ka arritur të dalë jashtë dhe t’i shpëtojë flakëve.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë soba me dru e lënë ndezur gjatë natës. Dyshohet se viktima është zënë poshtë nga trau i tavanit i cili ka rënë gjatë djegies.
Një rast i rëndë dhe i ndjeshëm është regjistruar në Vushtrr...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura