Pas kërkesës së SPAK dërguar Kuvendit për ashpërsimin e masës ndaj Sali Berisha lidhur me çështjen “Partizani”, ish-Kryeministri në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar ka kërkuar se krahas aksionit të deputetëve, gjatë seancës, të zhvillohen dhe protesta para parlamentit.
Sipas propozimit të Berishës në mbledhje, para parlamentit të mblidhej një pjesë e strukturave të qarkut të Tiranës.
Këtë propozim, Berisha e ka argumentuar duke thënë se mazhoranca po i heq të drejtat e opozitës.
Propozimi Berishës është kundërshtuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, i cili ka deklaruar se nuk ka arritur ende koha për të thirrur qytetarët në protestë, pasi do duhet ende që këtë betejë ta përballojnë deputetët.
Bardhi ka theksuar se protestat e zhvilluara në kohën që SPAK ka nisur një kërkesë për Berishën në Kuvend, do të keqinterpretoheshin nga opinioni publik. Argumentimi i Bardhit në mbledhje është mbështetur edhe nga Flamur Noka./Klan News
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...