Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt ka kërkuar që të gjitha informacionet që qytetarët kanë rreth vrasjes së motrës së saj ti ndajnë me Policin dhe Prokurorinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Ademaj thotë se pret drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës, teksa shton se interesi i familjes së tij është që hetimet të mos dëmtohen nga askush, shkruan Arbresh.info
“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë. Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës. Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Ademaj.
Kujtojmë se i dyshuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt është bashkëshorti i saj Naim Murseli i cili po mbahet në paraburgim./Arbresh.info
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...