Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën një person pasiqë i nëjti dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor në fshatin Bresje në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari me vendi, të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar (këmbësor). Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ndërkaq rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me lëndime”/Arbresh.info/
Sëmundjet kronike mbeten sfidë në Kosovë, kërkohen masa para...
Arsenal intensifikon sulmet për Julian Alvarezin
Hamza prezanton zotimin e tretë: Sigurime shëndetësore, barn...
Ansu Fati finalizon transferimin e përhershëm te Monaco
Liverpool nis bisedimet me Andoni Iraola për postin e trajne...
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Jarinje për falsifikim t...