Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, gjatë kongresit të Partisë Socialdemokrate.
Kurti tha se takimi me Scholzin ishte i frytshëm, teksa shprehu kënaqësinë e tij që po merr pjesë në kongresin e SPD-së gjermane.
“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, shkroi Kurti në platformën “X”./Arbresh.info/

Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...