Trafiku Urban u ka bërë thirrje qytetarëve që të pajisen me bileta përmes SMS-ve në mënyrë që të shmanget përdorimi i dy eurove false.
Në njoftimin për media, Trafiku Urban thekson se konduktorët po ballafaqohen me sfida shtesë me pranimin dhe kthimin e parave të imta gjatë inkasimeve të bileta, përcjell Arbresh.info.
“Për të shmangur përdorimin e parave të gatshme, veçanërisht monedhën 2 euro, ftojmë qytetarët që të pajisen me bileta përmes SMS. Duke pasur parasysh se kohët e fundit është rritur numri i monedhave të falsifikuara, punonjësit tanë në terren, përkatësisht konduktorët, po ballafaqohen me sfida shtesë me pranimin dhe kthimin e parave të imta gjatë inkasimeve të bileta”, thuhet në njoftim.
Kryeshefi Ekzekutiv i Trafikut Urban, Burim Maraj, u bënë thirrje qytetarëve që të pajisen me bileta përmes SMS dhe të kenë mirëkuptim.
“I lusim qytetarët të kenë mirëkuptim për procedurat e verifikimit të monedhave nga punonjësit tanë gjatë kryerjes së pagesave dhe të shfrytëzojnë sa më shumë mundësinë e pajisjes me bileta përmes SMS, formë kjo e cila është më e lehtë dhe më e sigurt“, ka thënë Maraj.
“Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi juaj do të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve tona”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...