Serbia e ka të qartë se për sulmin në Banjskë, më 24 shtator, autorë, sidomos ai kryesori (Milan Radoiçiq) duhet të mbahen përgjegjës.
Kështu ka thënë ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Joren Rohde, duke thënë se ky sulm është dënuar nga të gjithë që nuk u bë nga qytetarë të frustruar.
I pyetur në emisionin në Tëvë 1, se Radoiçiq është ende i lirë, ai tha se po, por “ne nuk do ta lëmë me kaq”.
“Po, ende i lirë, por ju duhet të jeni të sigurt që ne kërkojmë nga autoritetet e Beogradit që ai të mbahet përgjegjës për këtë. “Nuk ka ndodhur ende, por ne nuk do ta lëmë me kaq”, tha ai.
Në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë nga grupi i paraushtarak serb, ishte vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa tre nga grupi terroristë ishin vrarë në përbalje më Njësinë Speciale të Kosovës.
Policia e Kosovës kishte sekuestruar një arsenal armësh që kishin lënë grupi terrorist. Milan Radoiçiq kishte pranuar se ishte organizatori i këtij sulmi.
Qeveria e Kosovës kishte publikuar pamje nga pajisjet e sekuestruara, ku shihej se ky grup ishte përgatitur në bazat ushtarake të Serbisë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...