Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka pranuar se do të dëshironte që Messi të merrte pjesë në edicionet e ardhshme të Kupës së Botës.
“Shpresoj që Messi të luajë në Botërorin e ardhshëm, atë pas këtij edicioni dhe në 2034. Për aq kohë sa të dojë”, tha italo-zvicerani, duke folur për DSports.
Duhet theksuar se së fundmi, sulmuesi 36-vjeçar i Inter Miamit ka rrëfyer se nuk ka dashur të mendojë për të ardhmen, pasi nuk e ka vendosur ende nëse do të jetë i pranishëm në Botërorin 2026, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada./Ss
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...