Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Shefin e Stafit të tij, Luan Dalipi, dhe këshilltaren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Donika Kastrati, mirëpriti ish-drejtorin e USAID në Kosovë dhe anëtarin e bordit të Fondit Kosovar Amerikan për Arsim (KAEF – Kosovo American Education Fund), Dale Pfeiffer.
Gjatë takimit, u diskutua rreth arsimit në Kosovë, përfshirë sfidat si dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar cilësinë në të gjitha nivelet, përcjell Arbresh.info.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e investimeve në arsim si një prioritet i qeverisë.
Ai veçoi rritjen e buxhetit të përgjithshëm për arsimin, dhe shtimin e bursave për studentë, veçanërisht për studente vajza dhe gra në fushat STEM.
“Javën e kaluar u ndanë 1882 bursa për studente në fushat STEM, duke e ngritur numrin në gjithsej 4630 bursa për gra dhe vajza në këto fusha për tri vite akademike radhazi.”, ka thënë ai.
“Me rritjen e numrit të studenteve në këto drejtime zvogëlojmë pabarazitë sociale dhe mbështesim pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave.”, u shpreh ai./Arbresh.info/

Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...