Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar katër e-maila, prej të cilave tri e kanë të bashkangjitur formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se këto shkresa do të trajtohen.
“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-mail zyrtar, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.”, u shpreh ai.
“Në këtë fazë, mund t’iu them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’iu informojmë për këtë”, ka thënë Elezi./Arbresh.info/
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...