Së paku dy persona janë vrarë si pasojë e bombardimeve ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, të martën në mëngjes, thanë zyrtarët lokalë.
Guvernatori rajonal, Oleksandr Prokudin, e publikoi një video të pasojave të sulmit, ku shiheshin trupat e dy personave të vdekur në një rrugë në qendër të qytetit, si dhe gjak pranë vrimave në rrugë të shkaktuara nga bombardimet.
“Mjekët që arritën shpejt në vendin e ngjarjes kanë mundur vetëm t’i shpallin të vdekur ata”, tha Prokudin duke folur për dy viktimat.
Shefi i administratës së qytetit të Hersonit, Roman Mrochko, shtoi se u sulmua edhe një godinë mjekësore, ku mbetën të plagosur lehtë katër mjekë.
Sulmet ruse në qytetin e portit në lumin Dnjepër janë bërë të zakonshme prej se ushtria ukrainase e çliroi atë vitin e kaluar. Vrasjet e civilëve në këtë pjesë raportohen pothuajse çdo ditë.
Për shkak të dimrit dhe palëvizshmërisë së vijës së frontit prej mbi 1.000 kilometra të gjatë, të dyja palët i kanë përdorur bombardimet ajrore për t’i bërë trysni ushtrive të njëra-tjetrës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet t’iu drejtohet sonte përmes një videoje senatorëve amerikanë, për shkak të frikës se përpjekjet e Ukrainës për ta luftuar Rusinë mund të dështojnë nëse ajo nuk e ka mbështetjen e vazhdueshme nga Perëndimi.
Administrata Biden i ka kërkuar Kongresit ta miratojë kërkesën e Shtëpisë së Bardhë prej gati 106 miliardë dollarësh për t’i financuar luftërat në Ukrainë, Izrael dhe nevojat e tjera të sigurisë./rel
Ndërron jetë babai i modeles dhe futbollistit të njohur
S’iu bindën, fyen dhe lënduan një polic – arrestohen dy pers...
Shfaqen maskat në Kraishtë, grabisin arkën me para nga një m...
Aksion policor në Leposaviq, konfiskohen fishekë, maska usht...
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për posedim të ...
Dogana sekuestron 237 mijë pako të paligjshme për ambalazhim...