Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar trimëreshën e Dukagjinit, Mervete Maksutaj.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Maksutaj u përjetësua gjatë aksionit për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës.
“Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit, Mervete Maksutaj, heroinën e cila u përjetësua gjatë aksionit për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës, duke mbetur shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut. I përhershëm kujtimi për Merveten”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?