Në Gjermani janë mbledhur disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror për shortin e Euro 2024, që do të hidhet sot nga ora 18:00.
Në mesin e tyre është edhe legjenda holandeze, Wesley Sneijder, i cili ka dhënë disa prognoza për ecurinë e Euro 2024.
Sipas tij lojtar më i mirë do të jetë Kylian Mbappe, ndërsa top shënues sipas tij do të jetë Harry Kane.
Lojtari më i mirë i ri Jude Bellingham, ndërsa finalja do të luhet mes Anglisë dhe Francës, sipas Sneijder.
Kur u pyet për befasinë në Euro 2024, holandezi që luajti për Real Madridin, Ajaxin, Interin dhe Galatasayn zgjodhi emrin e Shqipërisë.
Kuqezinjtë e Sylvinhos konsiderohen nga shumë njohës të futbollit si ekip i fortë dhe që do të mund t’i prishin punë çdo ekipi të madh./Telegrafi/
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C