Prokuroria e Moskës njoftoi të mërkurën se e ka lëshuar një urdhër arrest për fituesen e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”, Jamala, e cila ka rrënjë tatare nga Krimea, nën akuzat se ka përhapur informata “të rrëme” për përfshirjen e Forcave të Armatosura të Rusisë në pushtimin e Ukrainës.
Në fillim të këtij muaji, Ministria e Brendshme e Rusisë e futi këngëtaren, emri i vërtetë i së cilës është Susana Dzhamaladinova, në listën e personave të kërkuar.
Më 2016, Jamala e fitoi Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision” me një baladë e cila përshkroi dëbimin brutal të tatarëve të Krimeas nga Krimea për në Azinë Qendrore në vitin 1944 nga diktatori sovjetik Joseph Stalin.
Më 2023, Jamala e regjistroi një album me titullin “Krimea”, në të cilin mblodhi këngë të lashta për popullin e vet.
Ajo e ka ngritur zërin vazhdimisht kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014 dhe kundër agresionit të armatosur rus në Ukrainë.
Në prill 2022, Ministria e Jashtme e Rusisë e futi atë në listën e artistëve ukrainas të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi për 50 vjet./REL
Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës lajm...
FIFA ndan shifër rekord për fituesin e Botërorit 2026, ulen ...
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...