Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e radhës me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në njoftim thuhet se në këtë takim, u diskutua lidhur me zbatim e Ligjit të ri për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, veçanërisht për kompetencat ekskluzive të PSRK-së në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe ndryshimet lidhur më shpëlarjen e parave, përcjell Arbresh.info.
“Po ashtu, në këtë takim u ngrit edhe çështja e ekspertizave, përkatësisht sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen prokuroritë më vonesat e pranimit të ekspertizave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Agjencia Kosovare e Forenzikës dhe Instituti i Forenzikës Psikiatrike, si dhe adresimi i kërkesave tek mekanizmat përgjegjës lidhur me ngritjen e efikasitetit së këtyre agjencive në kryerjen e ekspertizave konform nevojave të procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Temë e diskutimeve të përbashkëta ishte edhe nevoja e rritjes së numrit të mbrojtësve të viktimave të krimit, zbatimi i Ligjit të ri për rastet e Dhunës në Familje, kërkesat për përjashtim të prokurorëve dhe prokurorive nga trajtimi i rasteve penale dhe çështje tjera më rëndësi, me të cilat përballën prokuroritë gjatë punës së përditshme./Arbresh.info
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...