Në kuadër të bashkëpunimit Drejtori Rajonal i Policisë, Nënkoloneli Faton Pllana dhe komandanti i stacionit në Shtime Toger Haxhi Behluli, sot takuan kryetarin e komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.
Temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë së përgjithshme në rajonin e Ferizajt, me theks të veçantë në Shtime, situatë kjo e cila u vlerësua si e qetë, shkruan Arbresh.info.
“Temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë së përgjithshme në rajonin e Ferizajt, me theks të veçantë në Shtime, e cila u vlerësua të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia i ka ndërrmarrë në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion dhe për disa fushata dhe ligjerata vetëdijësuese që policia e stacionit në Shtime po i zhvillon me komunitetin dhe në shkollat e komunës.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe komunës së Shtimes, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon.
E në anën tjetër kryetari Qemajl Aliu falënderoi drejtorin rajonal dhe komandantin e stacionit në Shtime për vizitën, ndërsa ofroi gjithë mbështetjen e tij në përkrahje të policisë së stacionit në Shtime, për sigurinë e përgjithshme në këtë komunë./Arbresh.info/
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media