Milan ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Dortmundit, xhiro kjo e vlefshme për grupin F në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Milani fitoi penallti në minutën e pestë të takimit të cilën e humbi Olivier Giroud pas një pritje fantastike të Gregor Kobel.
Vetëm tre minuta më vonë, Davide Calabria shkakton faull brenda zonës së rrezikshme duke bërë që kësaj radhe Dortmundi të fitojë një penallti.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Marco Reus i cili në minutën e dhjetë shënoi për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 ekipit të tij.
“Rossonerët” barazuan shifrat në 1-1 në minutën e 37-të përmes Samuel Chukwuezes i cili pas një aksioni individual arrin të mposht Kobel për të vënë baraspeshën në këtë takim.
Kështu përfundoi pjesa e parë.
Dortmundi mori epërsinë në minutën e 59-të falë një pune fantastike të Marcel Sabitzer i cili shërbeu Jamie Bynoe-Gittens dhe ky i fundit me një goditje mjaft të bukur e mposhti Maignan për rezultatin 2-1.
Ekipi gjerman shënoi për rezultatin 3-1 në minutën e 69-të përmes Karim Adeyemit i cili bën një goditje jo shumë të fuqishme, por Maignan nuk arriti ta ndal atë siç duhet dhe gjyqtari konfirmoi se topi kishte kaluar vijën.
Deri në fund nuk pati më raste të mira shënimi dhe Dortmundi me këtë fitore e siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
Milani do të luajë xhiron e fundit në grup në udhëtim ndaj Newcastle, ndërsa Dortmundi do të pres në shtëpi PSG-në./Telegrafi/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën